Postuar: Tetor 31, 2024 | 23:27
Fonseka nuk po ngroh te Milani, zërat nga Barcelona dërgojnë Ksavin në krye të “Djallit”
Paulo Fonseka nuk po ngroh si trajner i Milanit. Pas nëntë ndeshjeve të luajtura në Seria A numëron 14 pikë, që është larg pritshmërive të tifozëve, për një klub që pretendon titullin kampion.
Zërat në Barcelonë tregojnë se drejtuesit e Milanit kanë një sy te Ksavi. Ky i fundit nuk ka zgjedhur asnjë skuadër tjetër, pasi ishte te Barcelona.
Sigurisht që gjërat të avancojnë, fillimisht duhet larguar Fonseka. Për Ksavin ndërkohë do të ishte aventura e dytë në Europë, pas asaj me Barcelonën.
Vetë Ksavi ndërkohë është shprehur se pas eksperiencës si trajner në Spanjë ka nevojë për pushim. Gjatë kësaj kohe ka treguar dhe po i shijon momentet me familjen.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"