Fonseka “paketon” surprizën e radhës, ja të gjitha risitë për… kuqezinjtë
Na ndajnë diçka më shumë se 48 orë nga ndeshjes mes Milanit dhe Juventusit. Paulo Fonseka po mendon ndryshimet e radhës ndaj një rivali me emër të madh. Në dy rastet e para, i ka ecur siç dëshmojnë fitoret kundër Interit dhe Realit. Ndaj bardhezinjve do të ketë surpriza siç mund të jetë një “Djall” i rreshtuar me modulin 4-3-3, por edhe me korrigjimet përkatëse.
PRAPAVIJA – Nuk është mister që kuqezinjtë shënojnë shumë, por pësojnë po aq. Nga këtu nevoja për të mbuluar më tepër prapavijën, siç do të ndodhe në rastin e tre mesfushorëve, një nga të cilët (Fofana) i detyruar të jetë forcë shtesë në mbrojtje. Milani ka pësuar 20 gola në 15 ndeshje mes Serisë A dhe Champions-it. Shumë gabime të ngjashme dhe këtë e konfirmoi edhe barazimi i thuajse dy javëve më parë ndaj Kaljarit!
Gabime individuale dhe në sistem. Ose Fonseca e zgjidh këtë problem së shpejti, ose misioni titull do të mbetet një utopi për këtë sezon. Misioni i rikthimit në garë, duke marrë parasysh të gjitha aspektet, është kompleks, por jo i pamundur. Gjithashtu sepse Milani duhet të rikuperojë ende ndeshjen kundër Bolonjës. Pavarësisht se Ibra e mohon, disa shtesa mund të vijnë nga merkato e janarit (një zëvendës për Teo Hernandez dhe një për Fofananën), por Milani duhet të përshpejtojë ritmin shumë përpara merkatos dimërore.
SHUMICA NË FORMË – Ja, pra, që Milan-Juventus, merr një rëndësi vendimtare: jo tamam një hy ose dil nga gara për kreun, por diçka e ngjashme afër. “Djalli” performon mirë në ndeshjet e mëdha: ata mundën Interin dhe fituan me Real Madridin në Champions. Më pas, megjithatë, dështoi në Parma dhe Kaljari. Jo një trend inkurajues, nëse qëllimi i vërtetë është “Scudetto”. Fundja në kampionat vazhdimësia nuk është opsion, por detyrim.
Ashtu si mbrojtja. Sulmuesit, të paktën, janë në formë. Rafael Leao ka gjetur rrugën e duhur, duke iu rikthyer golave si me klubin ashtu edhe me kombëtaren. E njëjta gjë vlen për Kristian Pulisiçin, i cili nuk tradhton kurrë. Në formë është edhe Samuel Çukvueze (çfarë gol me fanellën e Nigerisë!), por edhe Majk Menja dhe Junus Musah. Megjithatë, kush e di se çfarë Teo Hernandez do të shohim të shtunën në ‘San Siro” pasi për rikthimin (pothuajse) të pamundur në garën e titullit, Milanit i duhet versioni i tij më i mirë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"