Fonseka: Skuadra po përmirësohet, madhështinë e Milanit e kuptova direkt
Skuadrën e ka lënë pushim deri të dielën, por Paulo Fonseka është totalisht i fokusuar te skuadra. Kjo, të paktën, është ajo që duket në një intervistë të cilën klubi kuqezi e postoi dje në kanalet e veta zyrtare të komunikimit.
Si ndiheni te Milani?
Milani është një klub universal. Kur mbërrita këtu ishte e lehtë të kuptoja madhësinë e Milanit. Ndoshta për tifozët që janë në Itali është e vështirë të kuptojnë madhështinë, por duke qenë se jam portugez, kam punuar në Ukrainë dhe Francë dhe madhështia e Milanit është mbresëlënëse. Ka shumë tifozë milanistë edhe në Ukrainë, Portugali, në shumë vende. Ndonjëherë ka njerëz që nuk e kuptojnë mirë madhështinë e vërtetë të Milanit.
Kundër Kaljarit vuajtët shumë nga topat e lartë në krosime.
Problemi i Milanit nuk ishte sulmues, por mbrojtës. Vështirësi të mëdha në krosimet e rivalit. Në mungesë të agresionit në këtë moment, nuk është e mundur të fitojmë një ndeshje kundër një skuadre që vetëm kroson ndërkohë që ne humbnim të gjitha duelet ajrore. Edhe me një linjë me pesë lojtarë humbëm 69 për qind të dyluftimeve me kokë. Vështirësi patëm edhe në lojë direkte.
Një hap prapa në cilin aspekt?
Sidomos për rezultatin. Në sulm bëmë gjëra të mira. Kur shënojmë tre gola, nuk mund të barazojmë ndeshjen. Është një hap mbrapa, nuk mund të pësojmë tre gola nëse duam të fitojmë në të ardhmen.
A është e ardhmja e Milanit me një mesfushë me 3 lojtarë?
Ne luajmë gjithmonë me një mesfushë me tre lojtarë. Kundër Kaljarit luajtëm me Tixhin, Fofananë dhe Pulisiçin. Sidoqoftë, nuk ishte ky problemi.
Cili ishte atëherë?
Problemi është se si vuajtëm, pësuam golin e parë që nuk duhet të pësonim duke përsëritur gabime që i kemi bërë shpesh herë në këtë pjesë të parë të sezonit. Është e vërtetë që është në pozicion jashtë loje, por ne nuk e parandalojmë dot. Goli dytë ishte një çmenduri. Ndaj një ekipi që vetëm kroson ne nuk ditëm të ishim agresivë me individë.
Teo po kritikohet shumë. A është ai fajtori?
Ai mund të bëjë më mirë në mbrojtje. Po punojmë për të rregulluar gjërat që janë të rëndësishme. Por e gjithë linja mbrojtëse mund të bëjë më shumë në duele ajrore dhe agresion. Të gjithë mund të bëjnë më shumë e nuk është faji i Teos.
Po Leaon si e keni parë që nga Madridi e tutje?
Ai është në një moment të mirë, po punon duke u kthyer edhe në mbrojtje. Ai ka qenë gjithmonë me ekipin, ky është Leao që duam, ai vendimtar.
Si do ta vlerësonit paraqitjen e Kamardës…
Nuk e kishte e lehtë. Ai e bëri atë që bëri në mënyrën më të mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen e tij.
I druheshit një lëshimi në aspektin mendor pas Madridit?
E dija se Kaljari një ekip i vështirë që luan në krahë. Por, pasi shënuam tre gola, nuk e kisha menduar kurrë se do ta barazonim atë ndeshje.
A mendoni se keni ende shanse për titull?
Nuk e kisha menduar kurrë se do ta humbja ndeshjen me Kaljarin. Nuk mund të pësojmë tre gola si ata që pësuam. Duhet të vazhdojmë të punojmë, kemi shumë pikë para fundit: po rritemi në sulm dhe në disa momente në mbrojtje, por duhet të vazhdojmë të punojmë në agresion. Kampionati, fundja, është ende i gjatë.
A ka ndonjë faqe në historinë e Milanit që ju ka prekur veçanërisht?
E kam ndjekur gjithmonë Milanin. Është e vështirë të mos kujtosh Milanin që fitoi Champions, Milanin e Tasotit, Barezit, Maldinit, Rijkardit dhe Van Bastenit… Më kujtohen shumë mirë ato kohë dhe se si Milani e ndryshoi historinë e futbollit me ata lojtarë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"