Fonseka: Stoli i bëri mirë Leaos, kundër Kaljarit luaj me Kamardën
Çukvueze titullar me Leaon dhe Musah në stol pas paraqitjes madhore në Madrid.Paulo Fonseka nuk bën llogari dhe sot ndaj Kaljarit do të rreshtojë titullar në majën e sulmit Françesko Kamardën dhe jo Abrahamin që me sa duket nuk i ka ende forcat për të luajtur nga minuta e parë. Këto, por edhe të tjera zgjedhje, në konferencën për shtyp të trajnerit të “Djallit”.
Keni arritur një sukses në Madrid, por sa e rëndësishme është të mos e anuloni atë ndeshje në Kaljarit?
Mendoj se është e rëndësishme të shkojmë me të njëjtin shpirt dhe të njëjtin guxim, por edhe të kuptojmë se do të jetë një ndeshje ndryshe. Do të jemi një tjetër skuadër për t’u përballur me Kaljarin, sepse është një ndeshje e rëndësishme dhe do të na duhet qëndrimi i duhur.
A mund të ketë ndryshuar bindjen e lojtarëve fitorja e Madridit?
Skuadra është e vetëdijshme se çfarë mund të bëjë, por ishte edhe para Madridit. Jemi rritur, por është e qartë se një fitore e tillë në Champions ndaj Realit sjell më shumë besim për të gjithë. Gjithsesi, ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme ndaj duhet të jemi të fokusuar në kampionatin që kërkon vëmendje dhe qëndrime të ndryshme.
A është performanca e Leaos në Bernabeu rezultat i pankinave?
Rafael do të luajë titullar edhe këtë herë. Ai bëri mirë në Madrid, por e përsëris se për mendimin tim ai mund të bëjë edhe më tepër. Do të jetë një ndeshje ndryshe edhe për të, me më pak hapësirë. Unë pres që ai të jetë ende në gjendje të mbajë një nivel të lartë.
Sa e rëndësishme është fitorja për t’u rikthyer në luftën e titullit?
Nuk mund të humbasim pikë dhe të gabojmë. Nuk ka kuptim të fitojmë në Madrid nëse nuk fitojmë në Kaljari.
Si ka reaguar Leao ndaj përjashtimeve javët e fundit?
Marrëdhënia jonë është gjithmonë e mirë. Ne trajnerët kemi strategji të ndryshme, edhe në raportet direkte. Me Rafën kam përdorur të ndryshme, ndoshta nuk kanë funksionuar, por mes nesh nuk ka pasur asnjëherë probleme dhe ai i ka pranuar mirë situatat, duke pasur reagimin që pritej. Nëse kjo është zgjidhja dhe përgjigja, ndoshta do ta shohim përsëri në stol.
A është Milani një ekip kupe më shumë se një ekip kampionati?
Nuk kam menduar kurrë për këtë dallim. Do doja që ekipi të përshtatej më mirë me futbollin italian dhe të kuptojë që kampionati ka përparësi.
A do të jetë Abrahami titullar?
Jo, do të luajë Kamarda. Joviç nuk është mirë, ka shumë dhimbje dhe nuk do të grumbullohet. Ai e kupton mirë rolin, mosha nuk ka rëndësi për mua, shikoj vetëm cilësinë. Ai aktualisht është më i gatshme se Tami dhe gjithsesi anglezi nuk është në maksimumin e tij. Kamarda më duket një lojtar 25-26 vjeç për nga pjekuria dhe mënyra se si punon. Nuk kisha as më të voglin dyshim për vendosjen e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"