Formacionet e mundshme të Dinamos dhe Laçit, Ilir Daja udhëton me dilema në Elbasan
Dinamo ka kryer dje seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Laçin, që luhet sot në mbrëmje (ora 19:00) në stadiumin “Elbasan Arena”. Mungon mbrojtësi Rustem Hoxha për shkak të dëmtimit të pësuar në fundin e ndeshjes kundër Vllaznisë.
Vendin e tij duket se do ta marrë kapiteni Bruno Dita, i cili rikthehet pas mungesës ndaj shkodranëve po për shkak dëmtimi. Trajneri Ilir Daja, me sa duket, kërkon garanci për një ndeshje ku duhen marrë pikët maksimale, kështu që debutimi i Rufatit ose Miços, dy qendërmbrojtësve të tjerë, do të shtyhet për një moment tjetër.
Pjesa tjetër e formacionit me shumë mundësi do të jetë e njëjtë me ndeshjen e fundit, ndoshta me ndonjë ndryshim të vogël. Toli mund ta nisë sërish nga minuta e parë, bashkë me Gudiabin.
FORMACIONET E MUNDSHME:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"