Formacionet e mundshme të Juventus-Lacio/ Tudor injoron sërish Hysajn, Alegri mediton për sulmin
Lacio do të shkojë shumë e karikuar në Torino, sërish kundër Juventusit, por këtë herë për gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë.
Trajneri Igor Tudor nuk duket se ka ndërmend që të bëjë shumë ndryshime nga skuadra që fitoi të shtunën në mbrëmje në “Olimpiko” dhe kjo do të thotë se për mbrojtësin e djathtë shqiptar, Elseid Hysaj, nuk pritet që të ketë shanse për ta parë nga minuta e parë kundër Juventusit.
Ndërkohë, për sa i përket bardhezinjve, fatmirësisht Masimiliano Alegri rigjen Dushan Vlahoviçit pas skualifikimit në kampionat, por trajneri i “Zonjës së Vjetër” mëdyshjen më të madhe e ka pikërisht në sulm.
Kush do të jetë shpatulla e serbit? Juvja pritet të luajë me 3-5-2 dhe favorit duket se është talenti turk, Kenan Jildiz, me Federiko Kiezën të gatshëm nga stoli për të ndërruar diçka në pjesën e dytë. Në portë do të jetë radha e Perinit, ndërsa Rabio, pas polemikës që shkaktoi me të qeshurat pas humbjes me Lacion nuk mendohet të dënohet, por pritet nga minuta e parë në fushë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"