Formacionet e mundshme të Siti-Junajtid/ Grilish mungon, Ten Hag do të ketë gati Fernandesh dhe Varan
Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, konfirmoi se Xhek Grilish nuk do të jetë gati për derbin e së dielës kundër Junajtidit, pas dëmtimit në ndeshjen kundër Lutonit në Kupën FA.
“Jo, ai nuk do të jetë i aftë për këtë fundjavë. Ne nuk kemi alternativë, pengesat në jetë janë gjithmonë aty, por rëndësi ka mënyra se si i kapërceni”.
Joshko Gvardiol është duke u kthyer nga një dëmtim në kavilje, por kjo ndeshje ndoshta vjen shumë shpejt për mbrojtësin kroat, i cili pritet ta ndjekë nga tribuna. Ndërsa trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, nuk pret ndonjë nga lojtarët e tij që të rikthehen nga dëmtimi të dielën. Bruno Fernandesh dhe Rafael Varan ishin të dy të pranishëm në seancën e fundit stërvitore dhe pritet që të jenë të gatshëm.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"