Formacioni i mundshëm/ Dy ditë për të hartuar planin për Kastriotin, gjithçka gati nga Partizani
Partizani ka pasur vetëm dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit në orën 16:00 në “Elbasan Arena”. Gjithsesi, kaq me siguri i ka mjaftuar Kolelës për të vënë pikat mbi “i” mbi formacionin dhe planin, që ka për këtë ndeshje ndaj Kastriotit, e cila është shumë vendimtare, pasi nuk vlen asnjë rezultat tjetër përveç triumfit.
Shanset më të mëdha janë që trajneri italian të luajë me formacionin e parë në këtë ndeshje, por nuk përjashtohet mundësia që italiani të bëjë ndonjë rrotacion, duke qenë se përballët me një kundërshtar, që është thuajse i rënë dhe nuk është se ka ndonjë motiv të madh për të luajtur.
Pritet që sërish të kuqtë të luajnë me tre mbrojtës, një skemë, e cila i ka ndihmuar ata të gjejnë stabilitetin e duhur.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"