Formacioni kuqezi, zgjedhje të detyruara për Konseisaon në derbin me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2025 | 10:39

Formacioni kuqezi, zgjedhje të detyruara për Konseisaon në derbin me Interin

Milani vijon stërvitje në kuadër të derbit kundër Interit i programuar për të dielën në 18:00.MilanSiç raporton “SKY”, Mateo Gabia, Malik Çau dhe Ruben Loftus-Çik nuk stërvitën as dje me grupin duke vazhduar me punën specifike të personalizuar. Në këtë mënyrë, zgjedhjet e formacionit janë pothuajse të detyrueshme për ndeshjen kundër zikaltërve.

Kajl Uoker do të debutojë në të djathtë, Pavloviç dhe Tomori do të jenë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Hernandez në të majtë. Në mesin e fushës për shkak të pezullimit do të mungojë Fofana, ndaj me shumë gjasa do të jenë Musah, Benaser dhe Reijnders. Përpara, qendërsulmuesi startues do të jetë Abraham me Pulisiç në të djathtë me Leao në të majtën.

MILAN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"