Formacioni më i shtrenjtë i Superiores, dominon Partizani! Tre futbollistë vijnë nga… merkatoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 22:51

Formacioni më i shtrenjtë i Superiores, dominon Partizani! Tre futbollistë vijnë nga… merkatoja

Pas gjithë lëvizjeve të bëra në merkaton e verës mund të ndërtojmë formacionin më të shtrenjtë, sipas vlerave të “Transfermarkt”, media e specializuar në përcaktimin e çmimeve të lojtarëve në treg.rrapajBëhet fjalë për një 11-she luksi, që nëse do të ishin bashkë, me siguri nuk do të kishin konkurrencë. Vlera totale e 11 më të shtrenjtëve të Superiores është 4.575 milionë euro me lojtarë nga gjashtë ekipe: Partizani, Egnatia, Laçi, Skënderbeu, Dinamo dhe Elbasani. Ajo që bie më së shumti në sy është prania e madhe e lojtarëve të “demave”, plot pesë të tillë në formacionin 4- 3-3 me orientim sulmues.

MBROJTJA – Portieri më me vlerë i Superiores është Pano Qirko, i cili nëse do të luante vërtet në këtë formacion hipotetik, përpara tij do të kishte vetëm një shok ekipi, Andi Hadrojn, i cili vlen 400 mijë euro. Në qendër të mbrojtjes do të luanin Xhemajli i Egnatias dhe Azemoviç i sapoardhur te Elbasani. Në të majtë vendoset goditja e fundit e Dinamos së Dajës, Naser Aliji.

MESFUSHA – Ky repart ka edhe dy lojtarët më të shtrenjtë të kampionatit, Arinaldo Rrapajn dhe Enriko Papën. Të dy kushtojnë nga 600 mijë euro, por duhet thënë se vlera e Papës është më së shumti simbolike, sepse tashmë ai ka 31 vite mbi supe dhe vështirë se do të shitet në këto vite të ardhshme. Ndryshe ndodh për Rrapajn, për të cilin në këtë verë ofruan deri në 650 mijë euro, por Partizani refuzoi. Treshen e mesfushës e plotëson Zejnullai, një tjetër “xhevahir” i Superiores.

SULMI – Ermir Rashica dhe Arshonzh Bintsuka janë dy sulmuesit më të shtrenjtë të Superiores me nga 350 mijë euro, teksa repartin e plotëson Tedi Cara. Fakti që më i shtrenjti nuk është në këtë repart do të thotë se Superiores i mungojnë sulmuesit e niveleve të larta, si Skuka, Duamena apo Xhixha në sezonet e shkuara.

TË ARDHURIT – Në Superiore mund të kenë mbërritur dhjetëra lojtarë nga merkatoja, por vetëm tre prej tyre zënë vend në formacionin më të shtrenjtë të kampionatit. Bëhet fjalë për afrimet e bujshme të Superiores: Azemoviçin e Elbasanit, Alijin e Dinamos dhe Papën e Laçit.GDENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"