FORMACIONI/ Shkëmbi i ka idetë e qarta për Tiranën, konfirmohet skema 3-5-2 në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 12:41

FORMACIONI/ Shkëmbi i ka idetë e qarta për Tiranën, konfirmohet skema 3-5-2 në derbi

Për sfidën derbi, te Tirana nuk do të jetë i gatshëm Florjan Përgjoni. Lojtari ka probleme në këmbë. Lojtari do të jetë i gatshëm vetëm pas ndalesës së kombëtares, për të mos thënë në fund të muajit tetor.

SHKEMBI

Edhe pse për derbin duhet edhe disa ditë, Bledi Shkëmbi duket se e ka vendosur. Me shumë mundësi edhe ndaj Partizanit do të luajë me një 3-5-2. Nga minuta e parë me shumë mundësi do të jenë Meta, Ndreca dhe Haxhiu. Paraqitja e fundit në Ballsh dhe me Elbasanin si dhe golat e shënuar kanë ndryshuar situatën.

adsdasdasdsad

Ekipi me shumë mundësi do të luajë sërish me Selmanin në portë. Mbrojtja me tre, Dembele, Kola dhe Mici. Nga e djathta e mesfushës, Haxhiu, në qendër Meta, Jonuzi dhe Soler, ndërsa majtas Ismaili. Në sulm dyshja Zharmuni dhe Ndreca.

Po kështu, Gjumsi, Aran, Abah dhe Prengaj janë të gatshëm për të luajtur nga minuta e parë. Gjithsesi do të shohim se cilat do të jenë zgjedhjet e Bledi Shkëmbit për derbin e tij të parë si bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"