Formati i ri/ Në rast barazimi nuk ka shtesë, Interi dhe Milani do i drejtohen…
Ky është sezoni i dytë që në Itali, Superkupa është duke u zhvilluar me një format të ri dhe me ndryshime të shumta në rrugëtim dhe në rregulloren se si kualifikohen skuadrat.
Në rast të barazimit në ndeshjet e Superkupës do të shkohet direkt në ruletën e penalltive. Pra nuk janë parashikuar 2 shtesa prej 15 minutash.
Si për gjysmëfinalet ashtu edhe për finalen që do të luhet sot në mbrëmje nuk pritet që të ketë shtesë, por menjëherë penallti në rast të barazimit për 90 minuta. Pra gjithçka do të vendoset nga pika e bardhë. Të dyja skuadrat do të godasin nga 5 penallti në fillim dhe në rast barazimi do të ecin me nga një tjetër deri sa njëra nga të dyja skuadrat do të shënojë dhe tjetra të humbasë.
Sfida do të luhet në Riad dhe është hera e dytë që Liga e Serisë A e ka spostuar ndeshjen për të pasur sa më shumë bashkëpunim dhe gjithashtu miliona për skuadrat që marrin pjesë në këtë format. Interi u kualifikua pasi mundi Atalantën dhe Milani pasi përmbysi Juventusin në gjysmëfinalen e dytë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"