FORMULA 1/ Ferrari triumfon përsëri, Sainz dominon në Meksikë. Lufta për titull mbetet e hapur
Garat e fundit në këtë edicion ët Formula 1 po dhurojnë atë rivalitet që kishte munguar në pjesën e parë të edicionit. Ferrari është kthyer përsëri dominuese, siç e tregoi triumfi i sotëm i Karlos Sainz në Çmimin e Madh të Meksikës, teksa problemet e Red Bull dhe kampionit në fuqi Vershtapen, kanë bërë që lufta për titull të jetë e hapur kur kanë mbetur edhe 4 gara për t’u zhvilluar
Sainz me Ferrarin e niste garën e sotme nga pole-position, por e humbi vendin e parë ndaj Vershtapen në kthesën e parë. Megjithatë, një përplasje mes Albon dhe Tsunoda solli makinën e sigurisë në pistë dhe pas rifillimit të garës, Sainz rimori pozicionin e tij duke e ruajtur deri në fund, me diferencë të thellë nga ndjekësit.
Pas krahëve të tij, kishte një përplasje mes Vershtapen dhe Norris, me holandezin e Red Bull i cili u ndëshkua për manovrën me të cilën tentoi të nxirrte nga pista kundërshtarin, duke humbur pozicione të rëndësishme. Vendi i dytë i shkoi momentalisht Leklerk, por një dalje nga pista e tij ia ktheu atë Norris, me pilotin e Ferrarit që në fund u desh të kënaqej me vendin e tretë në podium dhe xhiron më të shpejtë.
Më pas ishin me radhë Hemilton e Rasëll, të cilët u renditën para Vershtapen, vetëm i gjashti dhe me pikë të rëndësishme të humbura në luftën për titull ku diferenca e krijuar ndaj Norris ndjekës është ngushtuar. Magnusen, Piastri, Hulkenberg dhe Gasli plotësuan zonën e pikëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"