FORMULA 1/ Piastri i pakalueshëm, mban pas Lëklerk dhe fiton Çmimin e Madh të Azerbajxhanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 15:32

FORMULA 1/ Piastri i pakalueshëm, mban pas Lëklerk dhe fiton Çmimin e Madh të Azerbajxhanit

Oskar Piastri ka hedhur kandidaturën për t’u bërë emri i madh i radhës në garat e Formula 1, teksa ka treguar me garimin e tij në Baku se me një makinë konkurruese, shumë shpejt do të bëhet edhe ai një pretendent për titullin.

piastri

Piloti australian ka siguruar sot fitoren e dytë në karriere, duke ndihmuar MekLarenin që të triumfonte në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit dhe që nga sot të ishte ajo në kryesimin e kampionatit të konstruktorëve. Piastri ia rrëmbeu vendin e parë Lëklerk i cili duket i rilindur me Ferrarin dhe po përpiqej të siguronte fitoren e dytë radhazi në këtë kampionat. Por pas parakalimit të australianit, ai e ndoqi për 30 xhiro pa e kaluar asnjëherë, duke u dorëzuar e përfunduar në vendin e dytë.

Pas krahëve të tyre, kishte një luftë të bukur mes Sainz dhe Perez, por një përplasje kur mbeteshin vetëm pak xhiro, i nxori të dy nga gara dhe i dorëzoi vendin e tretë në podium Rasëll. Lando Norris u rendit në vendin e katërt dhe shkurtoi në 59 pikë diferencën nga Maks Vershtapen, i cili doli i pesti me një makinë Red Bull që po kalon probleme të mëdha dhe tashmë nuk ia bën aq të sigurt fitoren e titullit kur kanë mbetur 7 gara nga fundi i sezonit.

asdasdasdsadsa

Në vendin e 6 u rendit Alonso, i ndjekur nga makinat Uilliams të Albon dhe Kolapinto. Hemilton mori vendin e 9-të, pasi e kishte nisur garën nga bokset, ndërsa vendi i 10 i shkoi Oliver Berman me Has, i cili u bë piloti i parë në histori që merr pikë me dy makina të ndryshme në dy garat e tij të para në karrierë.

sdffdsfdsfsffsdfsdfds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"