FORMULA 1/ Vershtapën u lë të gjithëve targën, pole-position pa rivalitet në Arabinë Saudite. Një 18-vjeçar debuton me Ferrarin
Maks Vershtapen u ka dhënë fund të gjithë zërave për probleme te Red Bull pas zënkave të ditëve të kaluara brenda skuadrës, duke qenë i pamëshirshëm në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1.
Kampioni i botës në fuqi, regjistroi pole-position numër 34 në karrierë me një kohë 1’27″472 që nuk mund të arrihej nga të tjerët, duke vendosur rekordin e ri të kësaj piste. Ai la lehtësisht pas krahëve Sharl Lëklerk me Ferrari si dhe shokun e skuadrës, Serxhio Perez, ndërsa Alonso me Aston Martin siguroi vendin e katërt në nisje.
Dy makinat MekLaren të Piastri e Norris, u vendosën para atyre Mercedes të Rasëll e Hemilton, Ndërkohë, 18-vjeçari Oliver Bearman, i cili zëvendësoi Karlos Sainz të operuar për apendicit, u rendit në vendin e 11 gjatë provave të sotme, duke dhënë sinjalet e një piloti me shumë të ardhme në këto gara.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"