FOTO/ Futbollistët e Kombëtares lënë shenjë në skuadrat e tyre, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës
Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj për shkak të performancës së mirë në 90 minuta në barazimin e Al Itihad kundër Al Feiha. Elhan Kastrati mbajti të paprekur portën kundër Çezenës duke u vlerësuar me notën 7.5 në vendin e dytë.
Vendi i tretë shkon për mesfushorin Kristjan Asllani i cili e nisi titullar ndeshjen kundër Venecia në të cilën Interi fitoi me shifrat minimale. Futbollisti i Kombëtares bëri një paraqitje pozitive deri në minutën e 63-të kur u zëvendësua nga Inzagi.
Portieri Tomas Strakosha nuk pësoi asnjë gol në sfidën kundër Athens Kalithea, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin e pastër 2-0. Top 5-shja plotësohet me Eduart Rrocën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"