Postuar: Shkurt 4, 2025 | 10:36
FOTO/ Gjeti rrugën e rrjetës në Serinë A pas dy vitesh e gjysmë, Berat Gjimshiti zgjidhet në formacionin e javës
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është zgjedhur në formacionin e javës së 23-të në Serinë A.Ai gjeti rrugën e rrjetës në Serinë A me Atalantën pas dy vitesh e gjysmë “heshtje” në elitën e futbollit italian.
Mbrojtësi realizoi një paraqitje spektakolare në barazimin me Torinon, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë tek bergamaskët. 31-vjeçari veç golit, fitoi edhe 8 nga 9 duelet me kundërshtarët, si dhe dha 1 pasim kyç.
Sulmi udhëhiqet nga sulmuesi i Juventusit, Kolo Muani i cili shkëlqeu me dygolësh kundër Empolit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)