FOTO/ Goli i shënuar në minutën e 95-të nga Vila në Partizani-Dinamo, ja pse sulmuesi nuk u cilësua në pozicion jashtë loje
Derbi mes Partizanit dhe Dinamos është mbyllur në mënyrë dramatike me dy gola të shënuar në minuta shtesë të ndeshjes që u mbyll me rezultatin 2-2. Dhe në momentin e parë të gjithë kishin dyshime për barazimin e shënuar nga Vlla në minutën e 95-të.
Pamjet e kamerave në stadium treguan për momentin plane ku Vila dukej pak më i avancuar se sa mbrojtja e të kuqve, por VAR-i i konfirmoi gjyqtarit Ferataj se vendimi i anësorit Rejdi Avdo për të mos sinjalizuar pozicionin jashtë loje ishte i drejtë ndaj kreysori dekretoi golin.
Megjithatë, ish-gjyqtari Klajdi Kola ka shpjeguar për RTSH pas sfidës se në bazë të pamjeve të tjera që kishte në dispozicion VAR-i, ishte verifikuar se këmba e mbrojtësit Bytyçi ishte ajo që mbante në lojë sulmuesin e Dinamos, ndaj goli ishte i rregullt.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"