Postuar: Nëntor 13, 2024 | 15:07
FOTO/ I mungon Kombëtares prej dëmtimit, Marash Kumbulla shijon pushimet me fëmijën dhe partneren italiane
Marash Kumbulla i mungon Kombëtares në ndeshjet e nëntorit, për shkak të dëmtimit që pësoi më herët me Espanjol. Ishte pikërisht derbi me Barcelonën, në 3 nëntor, kur Kumbulla u detyrua të largohet nga fusha e lojës.
Kjo periudhë pa ndeshje po i shërben mbrojtësit të Kombëtares për të kaluar më shumë kohë me familjen. Në fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale është pikërisht me vajzën e tij të vogël, Matildën.
Kujtojmë se Kumbulla është i lidhur me Greta Manzaton. Bashkë me partneren italiane dhe fëmijën e tyre po shijojnë Spanjën.
24-vjeçari është i huazuar tek Espanjoli deri në fundin e sezonit. Më pas pritet të kthehet te Roma, që zotëron kartonin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"