FOTO/ Kaos me biletat para finales së Kupës, vonesa të shumta dhe radhë të gjata në “Air Albania”
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të caktojë sot emrin e fitueses së trofeut të parë të këtij edicioni në futbollin tonë. Por një numër i madh tifozësh që kanë dashur të ndjekin nga afër duelin mes Kukësit dhe Egnatia, janë përballur me një situatë të pazakontë.
Bileta e finales janë shitur jo vetëm online, por edhe në biletarinë fizike që është vendosur në hyrje të stadiumit “Air Albania”, por një numër i madh tifozësh që kanë udhëtuar nga rrethet për të ndjekur këtë sfidë, janë përballur me vështirësi të mëdha në sigurimin e biletave.
Para sportelit, ku shërbente një person i vetëm, kishte radhë të gjata dhe pritje pa fund, që ka vonuar edhe hyrjen e tyre në stadium për të ndjekur ndeshjen, siç tregojnë fotot e siguruara nga “Panorama Sport” pak minuta para fillimit të sfidës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"