FOTO/ Ndeshjet e tetorit i “vunë vulën”, Shqipëria dhe Kosova mësojnë vazon në shortin e Botërorit 2026

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 0:07

FOTO/ Ndeshjet e tetorit i “vunë vulën”, Shqipëria dhe Kosova mësojnë vazon në shortin e Botërorit 2026

Ndeshjet e Ligës së Kombeve gjatë këtyre muajve kanë shërbyer edhe si një “rrugëtim” indirekt drejt Botërorit 2026. Rezultatet kanë qenë me peshë për renditjen e FIFA-s, e cila do të jetë ajo që përcakton ndarjen në vazo të skuadrave në shortin që do të hidhet me 13 dhjetor në Zyrih.

MixCollage-16-Oct-2024-09-38-PM-3774

Formati i ri i kualifikueseve, bën që tashmë skuadrat të ndahen në 12 vazo, nga të cilat do të përzgjidhen emrat e ekipeve që përbëjnë 12 grupet që do të jenë me 4 apo me 5 skuadra. Dhe në bazë të rezultateve të deritanishme, Shqipëria dhe Kosova e dinë që tani të sigurt se në cilën vazo do të jenë në short. Kjo, pasi në çdo rezultat të mundshëm në ndeshjet e nëntorit, nuk do të kenë mundësi të ngjiten në një vazo më lart, apo të bien më poshtë.

Shqipëria është e pozicionuar në vazon e tretë, ku janë të pranishme dhe që do të shmangë ekipet e Irlandës, Finlandës, Gjeorgjisë, Maqedonisë së Veriut, Islandës, Irlandës së Veriut dhe Malit të Zi. Emra të tjerë në këtë vazo janë Skocia, Sllovenia dhe Bosnjë Hercegovina që kanë shanse për rë qenë në vazo më lart në bazë të rezultateve të nëntorit, si dhe Izraeli që mund të bjerë një vazo më poshtë.

Ndërkohë, Kosova është e vendosur në vazon e katërt, ku thuajse janë përcaktuar të gjitha skuadrat, me përjashtim të Bullgarisë që ka ende shanse për t’u ngjitur një vazo më lart.

asdsadasdsadsaddas (1)

Shorti i dhjetorit për Shqipërinë dhe Kosovën do të ndikohet edhe nga fakti nëse në Ligën e Kombeve do të jenë në play-off apo play-out. Formati paracakton që skuadrat e përfshira në mars në miniturnetë e UEFA-s do të kenë prioritet për të qenë pjesë në grupet me 4 ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"