FOTO/ Në Rumani e teprojnë, vendosin në shënjestër Juxhin Xhajën për shkak të Kosovës
Juxhin Xhaja do të jetë kryesori i ndeshjes me Hofenehim dhe FCSB në Ligën e Europës. Ky takim nis në orën 18:45.
Në Rumani e kanë tepruar së fundmi. Një nga mediat i ka kushtuar artikull kryesorit Xhaja duke pyetur nëse duhet të kenë frikë te klubi i Bukureshtit.
Kjo për shkak se gjithçka e lidhin me Kosovën dhe ndeshjen e fundit që përfaqësuesja e tyre kishte për Ligën e Kombeve. Kujtojmë se Kosova braktisi atë takim në Rumani pas thirrjeve raciste, teksa më pas UEFA akordoi rezultatin 3-0 në favor të rumunëve.
Ndërkohë në sfidën e vlefshme për raundin e gjashtë të Ligës së Europës, Xhaja do të ketë si asistentë Arbër Zallën dhe Rejdi Avdon. Ndërkohë si arbitër i katërt në Gjermani qëndron Albert Doda.
TITULLI I PËRDORUR NGA NJË MEDIA NË RUMANI
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"