FOTO/ Në sulm përkrah Ikardit, Rei Manaj pjesë e 11-shes më të mirë në Superligën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2024 | 10:03

FOTO/ Në sulm përkrah Ikardit, Rei Manaj pjesë e 11-shes më të mirë në Superligën turke

Rei Manaj është pjesë e formacionit të javës në Superligën turke. “Sofascore” ka vlerësuar sulmuesin lushnjar pas dopietës së realizuar kundër Hatajspor.

reu

Këto të fundit fituan 3 me 2 në shtëpi duke u rikthyer te tri pikët pas tri javësh. Pikërisht atëherë nuk ka qenë i pranishëm Manaj, që po rikuperohej nga dëmtimi.

Statistikat e sulmuesit të Kombëtares shqiptare e vendosën atë përkrah Ikardit. Kjo pasi dhe argjentinasi realizoi dopietë për të ndihmuar Gallatasarain në rrugën e fitores.

Manaj ndërkohë e pati golin e tretë në këtë sezon. Është aktivizuar përgjatë gjashtë ndeshjeve, teksa kanë kaluar nëntë javë kampionat.

Formacioni i javës së nëntë në Superligën turke

maj

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"