FOTO/ Nuk është në planet e Partizanit, Vangjel Zguro rikthehet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2024 | 22:31

FOTO/ Nuk është në planet e Partizanit, Vangjel Zguro rikthehet në…

Mbrojtësi i Partizanit, Vangjel Zguro ishte i pranishëm sot në qytetin e tij të lindjes, në Pogradec. 

55

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje të futbollistit i cili ndodhej në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen Pogradeci-Valbona, e vlefshme për Kategorinë e Parë që përfundoi me shifrat 1-0 për vendasit.

Zguro u shfaq në tribunën qendrore në krah të mbrojtësit Miklovan Pere, i cili nuk ishte i gatshëm për shkak dëmtimi.

Rikujtojmë që deri tani Vangjeli ka luajtur 2 ndeshje si titullar dhe 1 si zëvendësues te Partizani. Ndeshja e tij e fundit është derbi me Tiranën. Gjasat janë të mëdha që Zguro të “divorcohet” me “demat” në merkaton e janarit, për të nisur një aventurë të re, teksa një opsion mbetet edhe rikthimi në qytetin e tij të lindjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"