FOTO/ Shembull i vërtetë, Ksavi ndan foton me Flik dhe i uron fat: Rroftë Barça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 10:12

FOTO/ Shembull i vërtetë, Ksavi ndan foton me Flik dhe i uron fat: Rroftë Barça

Ksavi Hernandez është shembulli i vërtetë i dashurisë, që një ish-lojtar ruan për klubin e tij. Ish-trajneri i Barçës ka ndarë një foto përmes rrjeteve sociale me timonierin aktual të katalanasve, Hansi Flik.

xavi

“Paç fat, Hansi! Rroftë Barça. Një kënaqësi të të takoja”, shkruan Ksavi me foton e bashkuar. Kujtojmë se Flik është pikërisht pasardhësi i tij te Barça.

f

Ksavi u largua mes shumë polemikash. Pavarësisht të gjithave, asgjë nuk e pengon të mbetet tifoz i klubit që e përjetësoi në futboll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"