FOTO/ Vendi i dytë i Francës sjell kaos në Europian, katër pretendetët kryesorë në një krah të tabelës në fazën me eliminim direkt
Kalimi i Austrisë si skuadra fituese e Grupit D të Euro 2024, ka bërë lëmsh skemën e paracaktuar të fazës me eliminim direkt. Renditja në vendin e dytë të Francës, ka bërë që edhe skuadra e Deshamp të futet në krahun e tabelës që do të prodhojë një finaliste bashkë me tre pretendentet e tjera kryesore për fitoren e turneut.
Para ndeshjeve të sotme, në këtë anë ishin skuadrat e Gjermanisë, Spanjës dhe Portugalisë, të cilët vlerësoheshin si pretendentet kryesore për finalen.
Nëse Franca do të fitonte grupin, do të kalonte në anën tjetër të tabelës për t’u ndeshur potencialisht me ta vetëm në finale. Por me vendin e dytë, janë francezët që kalojnë në të njëjtin krah, duke zhbalancuar plotësisht skemën me ekipet pretendente që renditen të gjitha në një krah.
LEXO EDHE: Euro 2024 Rezultatet dhe Kalendari
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"