FOTO/ Xhokoviç nuk ndryshon kurrë, lutje për autorët e aktit terrorist në Kosovë
Imazhi i Novak Xhokoviç si sportist njolloset gjithnjë e më shumë me sjelljet e tij ultranacionaliste. Në një moment kur e gjithë bota po dënon aktin e rëndë terrorist të një grupi paramilitar serb në Veri të Kosovës, tenisti serb është lutur për këta të fundit.
Në një postim në rrjetet sociale për miliona ndjekësit e tij, Xhokoviç ka hedhur foto të përkujtimit të tre personave që mbetën të vrarë pasi policia e Kosovës rrethoi këtë grup terrorist dhe iu përgjigj sulmit të tyre nga i cili mbeti i vrarë një polic kosovar.
Në foto shfaqen përkujtimet që njerëzit kanë bërë për këta persona, dhe në sfond një flamur ku dallohet harta e famshme e ultranacionalistëve dhe ku shkruhet “Kosova është Serbi”. Mbi të gjitha janë emoji të duarve të bashkuara në shenjë lutje. Një qëndrim i qartë i sportistit i cili nuk e ka fshehur kurrë që është një ultranacionalist, duke u përshirë shpeshherë edhe në aktivitetet zyrtare në shfaqje të qëndrimeve të tij kundër pavarësisë së Kosovës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"