FOTO+VIDEO/ 3 lojtarë i bashkohen kuqezinjve, Silvinjo me “artilerinë” e rëndë për Çekinë dhe Gjeorgjinë
Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur seancën e sotme stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjve i janë bashkuar 3 lojtarë që mungonin dje, pikërisht Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami. Kështu grupi tashmë është i plotë nën urdhërat e trajnerit Silvinjo.
Po ashtu trajneri brazilian ka vendosur të mbajë në grumbullim me ekipin e parë Feta Fetain. Vendin e tij te Shpresat e mori Hajrulla Tola.
Kujtojmë se ndeshjet e Kombëtares marrin jetë më 11 dhe 14 tetor, respektivisht ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Të dyja këto sfida në transfertë të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Më poshtë iu sjellim foto dhe video nga seanca e sotme stërvitje.
Çaste nga stërvitja: (VIDEO)
Foto+Video LSA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"