Fratezi dhe goli që ringjalli Interin pas derbit: U detyrova të fle me Asllanin, kaloi gjithë natën duke…
Davide Fratezi ishte protagonisti i ndeshjes mes Udinezes dhe Interit, ku zikaltrit fituan me shifrat 3-2 dhe u kthyen në shinat e duhura pas humbjes në derbi. Mesfushori shënoi që në minutën e parë të sfidës dhe zbuloi në fjalët e tij për “Inter TV” se ia kishte parashikuar një natë më parë Kristjan Asllani, me të cilin është shok i ngushtë.
“Si zakonisht fatsjellësi është Asllani duke u tallur. Pasi dje u desh të flinim në dhomë dyshe sepse për fat të keq nuk kishte dhoma bosh dhe ai kaloi gjithë natën duke më thënë ‘nesër do shënosh, nesër do shënosh’.
U mundova në të gjitha mënyrat t’i ndryshoja dhomë, por nuk ia dolëm dhe m’u desh të flija me të. Por do ta bëjmë përsëri me siguri, pasi na solli fat”, tha duke qeshur mesfushori i Interit për futbollistin shqiptar me të cilin shoqërohet shesh edhe jashtë fushave të lojës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"