Frika e anglezëve, Tuhel me raporte të prishura me drejtuesit dhe lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 23:19

Frika e anglezëve, Tuhel me raporte të prishura me drejtuesit dhe lojtarët

Tomas Tuhel është njeriu që në Angli kanë nisur t’i analizojnë të shkuarën menjëherë sapo u konfirmua trajneri i tyre për 18 muajt e ardhshëm. Ai akuzohet të ketë pasur një konflikt me lojtarët gjatë detyrës së tij si trajner i Anglisë, duke përfshirë Tomas Mylerin dhe Joshua Kimishin, si dhe anëtarë të bordit të Bajernit dhe nuk është hera e parë që marrëdhënia e tij me ata përreth është e acaruar.

TUHEL

Te Çelsi, ai u përplas me pronarin Tod Bohli për shkak se pronari që mori përkohësisht edhe detyrën e presidentit, mori edhe përgjegjësi për merkaton.

Sipas “The Independent”, lojtarët gjithashtu ndryshuan perceptimin e tyre për gjermanin, kur ai u nda me gruan e tij prej 13 vitesh Sisin dhe filloi të takohej me një grua 14 vjet më të re. Para kësaj, Tuhel u shkarkua nga roli i tij si trajner i PSG-së pavarësisht se fitoi tripletën, në një mendim që shumë menduan se ishte ndikuar nga marrëdhënia e tij e krisur me drejtorin sportiv Leonardo.

Këtë javë ishte edhe ishpresidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, ai që tha se nuk ka mbetur i impresionuar nga emërimi i Tomas Tuhelit si trajneri i ri i Anglisë, duke e quajtur gjermanin një katastrofë. 51-vjeçari do të fillojë punën në janar ndërsa objektiv është Kupa e Botës 2026 në Amerikën e Veriut. Por Hënes, i cili sot është presidenti i nderit i gjigantëve bavarezë pas 40 vjetësh si menaxher i përgjithshëm, ka kujtime të këqija për trajnerin gjerman dhe i rikujtoi ato gjatë një fjalimi të mbajtur para rreth 120 punonjësve të klubit.

Ai tha në “Samitin e Lidershipit” se Tuhel ishte një katastrofë gjatëqëndrimit të tij 15-mujor në “Allianz Arena”, duke i bërë 33 herë kampionët e Bundesligës më pak argëtues për t’u parë. Gjashtë muaj më parë, Hënes tha se menaxheri nuk ishte entuziast për zhvillimin e talenteve të rinj në skuadër. Në gusht, ai lëshoi një shigjetë tjetër ndaj ish-teknikut të Çelsit, ndërsa lavdëroi trajnerin e ri Vinsent Kompani. 72-vjeçari tha:

“Nëse ne luajmë futboll përsëri ashtu siç mundet Bajerni i Mynihut dhe nuk humbasim në Haidenhaim dhe Hofenhaim pasi jemi duke kryesuar 2-0, atëherë do të luhet përsëri një melodi tjetër”. Vërejtjet e Hënesit nuk do t’i kënaqin tifozët anglezë të pasigurt se çfarë të presin nga trajneri i tyre i ri, kur sezoni ku fitoi Ligën e Kampioneve me Çelsin, u pasua nga një largim i ashpër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"