Frikë për Kone, sulmuesi humbet ndjenjat gjatë stërvitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2024 | 19:32

Frikë për Kone, sulmuesi humbet ndjenjat gjatë stërvitjes

Seanca stërvitore e pasdites e klubit spanjoll të Almerias, u shndërrua në një moment makthi. Siç raportohet nga Marca, sulmuesi Ibrahima Kone u rrëzua papritur në tokë, duke shkaktuar shqetësim të madh tek shokët e tij të skuadrës dhe stafi teknik. 

koneee

Nuk është hera e parë që sulmuesi malian është viktimë e një episodi të ngjashëm: kishte ndodhur tashmë disa javë më parë, në Marbella, por jo gjatë një seance stërvitore. Testet në atë rast janë kryer menjëherë dhe nuk janë konstatuar probleme. 

Këtë herë lojtari u dërgua menjëherë në spital dhe stafi vendosi të mbyllte seancën, e fundit para se të shkonte në Tenerife për t’u përballur me ekipin e Oscar Canos në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit të kategorisë së dytë. 

Kone nuk u thirr për debutimin e tij në ligë, sepse ai është një nga anëtarët e skuadrës që mund të shitet në ditët në vijim. 

Aktualisht po kryhen hetime të mëtejshme dhe klubi nuk do të bëjë asnjë deklaratë për këtë çështje derisa të sqarohet situata dhe të ketë një raport mjekësor.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"