Fshati Olimpik hap dyert, të parët zbarkojnë gjermanët. Rregulla të rrepta por edhe standart i lartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 11:59

Fshati Olimpik hap dyert, të parët zbarkojnë gjermanët. Rregulla të rrepta por edhe standart i lartë

Me Lojërat Olimpike “Paris 2024” në prag, të cilat do të startojnë pas 6 ditësh dhe ceremoninë që do të mbahet e hapur të premten më 26 korrikut përgjatë Lumit Senë në kryeqytetin francez, dje ka hapur zyrtarisht dyert edhe Fshati Olimpik.

asddasdasdasadsadsasdads

Sportistët kanë nisur të akomodohen një nga investimet më të mëdha në infrastrukturë të Lojërave të 2024-ës. Një strukturë që ndodhet në Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit. I inauguruar nga Presidenti Emanuel Makron më 29 shkurt, Fshati Olimpik është gati të presë 14,250 persona, duke përfshirë atletë dhe delegacione nga 206 shtete.

Gjermanët ishin të parët që mbërritën në Fshatin Olimpik dhe tashmë kanë vendosur flamujt e tyre në ballkone, duke qenë ndër delegacionet e para që hynë në këtë “qytet brenda qytetit”, që shtrihet në 52 hektarë dhe ka rregulla ose më mirë sugjerime të ngurta të vendosura nga organizatorët.

Në Fshatin Olimpik “Paris 2024” ndalohet përdorimi i shisheve plastike, ndërsa ka 200 pika rimbushjeje për shishet e ujit, për të minimizuar mbetjet plastike. Fshati ka restorante 24-orëshe për atletët (me rreth 40,000 vakte në ditë), dyqane ushqimore, lavanderi, një stacion policie, parukeri, dhoma fitnesi dhe një bar (pa alkool).

Pas Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike verore, banesat në të cilat “jetojnë” sportistët do t’u ndahen 6 mijë familjeve. Ndryshe nga fshati i Lojërave “Rio 2016”, i cili u shkatërrua pavarësisht milionave të shpenzuara, ky fshat do të ketë gjithashtu një kopsht dhe shkollë fillore duke filluar nga vera e 2025-ës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"