FSHF i riktheu tifozët para derbit, reagon Tirana me njoftim zyrtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2024 | 20:43

FSHF i riktheu tifozët para derbit, reagon Tirana me njoftim zyrtar

Komisioni i Apelit vendosi sot t’i rikthejë tifozët Tiranës, pasi ishin dënuar nga Disiplina për gjithë sezonin. Tirana ka reaguar në rrjetet sociale me një njoftim zyrtar ku tregon vendimin e marrë.

tirana njoftim

Kështu bardheblutë do i kenë tifozët që në takimin e radhës, që përkon me derbin ndaj Partizanit. Ky takim do të luhet të dielën, më 1 dhjetor ora 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Njoftimi zyrtar i Tiranës:  

“Pas ndëshkimit në ndeshjen KF Tirana – FK Vllaznia e vlefshme për Javën 11 të Kategorisë Superiore, i cili ishte tërësisht në disproporcion me incidentin e izoluar në këtë ndeshje, Komisioni Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit pasi mori në shqyrtim ankimin e KF Tirana, vendosi të ndryshoj vendimin nr. 13, pika I të datës 01.11.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik dhe dëgjoi perfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, diskutoi çështjen ne teresi dhe vendosi:

Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në shumën 300.000 (treqind mijë) lek.

Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit që konsistonte në:

KF Tirana të dënohet me tetë ndeshje pa spektatorë. Ndërkohë që tre janë kryer tashmë dhe pjesa e mbetur është pezulluar me kusht.

Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.

Periudha e provës do të jetë deri në perfundim të sezonit futbollistik 2024- 2025”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"