Fulhami një aksident, Çelsi kërkon të ringrihet në Ipsuiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2024 | 18:45

Fulhami një aksident, Çelsi kërkon të ringrihet në Ipsuiç

Çelsi është i pamposhtur në ndeshjen e fundit të ligës në secilin prej 12 viteve të fundit që nga humbja 3-1 në shtëpi me Aston Vilën në 2011 (8 fitore, 4 barazime). Ata nuk e kanë humbur ndeshjen e tyre të fundit jashtë fushe të një viti, që nga viti 2002, kur u mundën nga Lidsi.

mareska

Humbjet e vetme të Bluve në 18 ndeshjet e tyre të fundit kanë ardhur dy herë në “Anfield” dhe “Emirates”. Kol Palmer ka shënuar 26 gola në Premier Ligë në vitin 2024, më shumë se çdo futbollist tjetër, së bashku me Erling Halandin. Lojtari i fundit i Çelsit që përfundoi si golashënues i Premier Ligës në një vit kalendarik ishte Frenk Lampard, me 20 gola në 2005.

Vetëm shtatë nga 34 golat e Palmerit në Premier Ligë janë shënuar jashtë Londrës. Fitorja e vetme e Ipsuiçit në 19 ndeshjet e fundit kundër Çelsit në të gjitha kompeticionet ishte 1-0 në “Portman Road” në Premier Ligë, në gusht 1993. Çelsi fitoi 7-0 në përballjen e tyre të fundit, e cila ishte një ndeshje e raundit të tretë e Kupës FA në “Stamford Bridge”, në janar 2011.

Në këtë duel, nuk ka pasur një fitore jashtë fushe në asnjë nga 10 përballjet e Premier Ligës, me pesë fitore në shtëpi dhe pesë barazime. Çelsi ka luajtur më shumë ndeshje jashtë Premier Ligës në “Portman Road” pa fituar se sa kundër çdo kundërshtari tjetër, megjithëse katër nga pesë ndeshjet e tyre atje kanë përfunduar në barazim. Fitorja e fundit e ekipit londinez në kampionat jashtë fushe kundër “Tractor Boys” erdhi në kategorinë e dytë, në mars 1989.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"