Fundi i një epoke historike, magjistari Iniesta e mbyll me futbollin e luajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 12:25

Fundi i një epoke historike, magjistari Iniesta e mbyll me futbollin e luajtur

Më në fund ka ardhur momenti ku Andres Iniesta dhe futbolli i luajtur do të ndajnë rrugët. Magjistari i mesfushës, ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij si futbollist dhe me datën 8 tetor, ai do të zyrtarizojë në një konferencë edhe mbylljen e një cikli të gjatë në fushë që e bëri atë një nga emrat më të njohur të këtij sporti.

asdsadasasds

Iniesta ishte në Dubai në këtë periudhë, duke u stërvitur për të gjetur skuadër tjetër pasi kishte mbyllur kontratën me Emirates Klub. Por duke mos gjetur një destinacion të pëlqyer për të, ish-numri 8 i Barçës dhe Spanjës, duket se ka marrë vendimin që ta mbyllë me karrierën si lojtar dhe të nisë një aventurë të re, ndoshta po brenda këtij sporti.

Iniesta debutoi me Barcelonën në vitin 2002 dhe arriti në karrierën e tij majat më të larta si me klubin e Barcelonës ku fitoi gjithçka, ashtu edhe me përfaqësuesen e Spanjës, pjesë e ciklit të artë që fitoi Euroipianë e Botërorë radhazi. Katër Liga Kampionesh, 9 La Liga, 6 Kupa Mbreti, 3 Botërorë për Klube dhe 3 Superkupa Europe janë pjesë e raftit të tij të trofeve vetëm nga etapa me Barcelonën, pa harruar këtu edhe trofetë që fitoi më pas me Visel Kobe në Japoni. Me Spanjën, ai fitoi Euro 2008 dhe Euro 2012, por për të gjithë do të kujtohet gjatë për golin që vendosi finalen përballë Holandës në Botërorin 2010.

PANIORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"