Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta në mënyrë të papritur legjenda e Holandës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 23:23

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta në mënyrë të papritur legjenda e Holandës

Futbolli botëror ka humbur sot një nga emrat legjendarë të tij. Federata Holandeze e Futbollit ka dhënë lajmin e trishtë se është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare ish-mesfushori i njohur Johan Neskens.

saddsasadasdsasaddsa

Bashkë me Johan Krujf, ai ka qenë një nga emrat më të njohur të viteve ’70, si pjesë e filozofisë së “futbollit total” që bëri Ajaksin dhe përfaqësuesen e Holandës një emër të dashur kudo me stilin e tyre të lojës. Ai ishte pjesë e Ajaksit, Barcelonës, si dhe skuadrave të futbollit në SHBA ku shkoi në vitet e fundit të karrierës, teksa me Holandën ishte dy herë nënkampon bote në vitet 1974 dhe 1978.

Neskens në këto ditë kishe qenë në një aktivitet të organizuar nga Federata Holandeze në Algjeri, ku kishte shfaqur probleme shëndetësore. Pavarësisht ndihmës mjekësore që i ishte dhënë atje, ai nuk ia kishte dalë të fitonte këtë betejë për jetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"