Futbolli lushnjar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i shquar dhe ish-trajneri i verdhejeshilëve
Futbolli lushnjar është në zi, pasi është ndarë nga jeta një nga ikonat e Lushnjës, ish-sulmuesi Mimi Xhoxhi. Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai që përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin për komunitetin futbolldashës në vend.
“Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!”, shkruan Duka.
Për ndarjen nga jeta të emblemës së futbollist lushnjar ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: : Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të njërit prej emrave emblemë të futbollit lushnjar dhe jo vetëm, Themi (Mimi) Xhoxhi. Kontributi i jashtëzakonshëm si lojtar dhe trajner, padiskutim e fusin Mimi Xhoxhin në panteonin e legjendave të sportit në #Lushnjë! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!”
“Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet familjes Xhoxhi, për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"