“Futbollistët mund të kenë fituar vetëkënaqësi”, trajneri i Vorës: Hera e parë që Hasaj dhe Barjami luajtën në ndeshje kaq të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2025 | 16:02

“Futbollistët mund të kenë fituar vetëkënaqësi”, trajneri i Vorës: Hera e parë që Hasaj dhe Barjami luajtën në ndeshje kaq të vështirë

Arjan Bellaj ka folur pas ndeshjes që Vora barazoi me Besën në rezultatin 1-1.

bandicam 2025-01-26 15-53-09-598

Bellaj deklaroi:

“Dua t’i jap të dyja ekipeve komplimente. Dua t’i jap lojtarëve të mi komplimente, dua të kritikoj për mënyrën si u sollën në pjesën e dytë. Ishte e luftuar nga të dyja ekipet, ishim më mirë ne pjesën e parë. Në pjesën e dytë u rrit cilësia e futbollistëve me ndërrimet që bëri Kavaja. Na vunë në vështirësi dhe dominuan. Nuk mund të mendosh asnjëherë se na bën barazimi, duhet të mendojmë gjithmonë për fitore. Mund të kenë fituar vetëkënaqësi futbollistët.

Duhet ta shikojmë pjesën e dytë dhe ta analizojmë pse jemi tërhequr. Nuk kishim freskinë, humbnim topin. Nuk ishim të qetë në qarkullimin e topit, nxitonim shumë dhe kishim shumë pasime të gabuara

Nuk dua të flas për vendimet e gjyqtarit, ai i shikon më mirë. Ato episodet me faullat, u futëm si ekip në alarm. Të dyja goditjet e Mazrekajt që kapi Ruçi, një tjetër portieri mund t’i pësonte gol. Nuk kishim qetësinë me topin përpara. Pastaj bëmë ndërrimet. Hera e parë që Hasaj dhe Barjami luajtën me ekipin në ndeshje kaq të vështirë. Mund të punojmë më shumë dhe këtë javë me të dy nga gjendja fizike, që të vijnë dhe ato në atë nivel, për të ndihmuar ekipin në 90 minuta, jo se nuk e ndihmuan sot.

Kemi krijuar ndeshje për ndeshje, sigurinë e pikëve. Ne nga jugu i kemi përgjigjet diplomatike, duhet të jemi me këmbë në tokë se nuk ka mbaruar asgjë akoma”, u shpreh Bellaj për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"