Fyerjet ndaj Xhakës dhe Shaqirit i kushtojnë shtrenjtë Serbisë. FIFA e gjobit dhe i mbyll stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 19:35

Fyerjet ndaj Xhakës dhe Shaqirit i kushtojnë shtrenjtë Serbisë. FIFA e gjobit dhe i mbyll stadiumin

FIFA ka dënuar Serbinë me gjobë 50 mijë franga për thirrjet fyese të tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës në Kupën e Botës.

granit xhaka shaqiri

Në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar, huliganët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën, dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës.

Por gjoba prej 50 mijë frangave ka të bëjë edhe me sjelljen e lojtarëve serbe në fushë, që po ashtu ishin josportive.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 50 mijë franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25 për qind), në ndeshjen zyrtare të radhës të përfaqësueses A. Dënimi është për shkelje të neneve 13 (diskriminimi) dhe 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA”, shkruan në vendim.

FIFA ka sqaruar se bëhet fjalë për thirrjet e tifozëve serbë e po ashtu sjelljen e keqe të ekipit, përkatësisht ndëshkimin e shtatë lojtarëve të Serbisë me kartona të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"