Gallager niset në Madrid, këtë herë për të firmosur me Atletikon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 17:40

Gallager niset në Madrid, këtë herë për të firmosur me Atletikon

Mesfushori i Çelsit, Konor Gallager, i është dhënë leja të fluturojë për në Madrid për herë të dytë, për të finalizuar transferimin e tij prej 40 milionë eurosh (34 milionë paund) tek Atletiko e Madridit.

1

Gallager ishte në kryeqytetin spanjoll javën e kaluar, por u kthye në Londër, kur transferimi i tij i mundshëm u ndërlikua nga bllokimi i bisedimeve të Çelsit për transferimin e sulmuesit Samu Omorodion nga Atletiko. Megjithatë, me Çelsin që tani arriti marrëveshjen për të firmosur me Zhoao Feliksin në vend të sulmuesit spanjoll, Gallagerit i është dhënë drita jeshile për të fluturuar drejt Madridit, duke i dhënë fund karrierës së tij me Blutë që nisi kur ai iu bashkua akademisë në moshën gjashtë vjeçare.

Tarifa që do të përfitojë Çelsi është më e ulët se ajo që ata pranuan nga Aston Vila më herët në këtë merkato verore. Gallager i bëri rezistencë këtij transferimi, por tani pritet të vendoset nën urdhrat e Diego Simeones, i cili i ka thënë privatisht gjatë bisedimeve se sa shumë dëshironte të punonte me të. Atletiko është befasuar nga profesionalizmi që 24-vjeçari tregoi gjatë 5 ditëve që e ardhmja e tij qëndroi pezull në Madrid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"