Garancia e Tabakut: Lushnja e kap gjashtëshen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2024 | 10:59

Garancia e Tabakut: Lushnja e kap gjashtëshen e parë

Lushnjarët zhvilluan të premten seancën e fundit stërvitore për vitin 2024. Skuadra e drejtuar nga trajneri Erion Xhafa, ka marrë pushimet për këtë periudhë të ndërrimit të viteve. Pritet që verdhejeshilët të rikthen në stërvitje më 2 janar.

lushnja

Lushnjarët e mbyllën pjesën e parë të sezonit në vendin e shtatë. Ata zbritën nga gjashtëshja e parë pas dy humbjeve të fundit. Tashmë vëmendja është e fokusuar te pjesa e dytë e sezonit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori Serxhio Tabaku shprehet optimist për vazhdimësinë e Lushnjës.

“Po luaj sezonin e dytë radhazi te Lushnja dhe ndihem shumë mirë këtu. Deri në fund të sezonit do të vazhdoj të jem këtu, pasi jam nën kontratë. Nuk pata shumë minuta në fillim të kampionatit, por pas ndeshjeve të para jam aktivizuar më shumë dhe arrita të shënoj në ndeshjen me Kukësin, që ishte dhe e para nën drejtimin e trajnerit Erion Xhafa.

Kemi vlerësuar çdo ndeshje dhe jemi munduar të bëjmë më të mirën që kemi si ekip. I kemi mundësitë të ngjitemi në gjashtëshen e parë. Do ta shfrytëzojmë këtë periudhë, duke vlerësuar çdo seancë stërvitore, që të jemi në formë më të mirë me fillimin e kampionatit. Besoj shumë, se ekipi do të jetë mes gjashtë ekipeve të para në klasifikim”, deklaroi mesfushori i Lushnjës, Serxhio Tabaku.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"