Gati akordi, Dean Liço do u bashkohet pretendentëve për ngjitjen në Superligën turke
Dean Liços i kanë mjaftuar pak muaj në futbollin turk, për të treguar se është një futbollist që mund të luajë me klube me pretendime përtej qëndrimit në kategorinë e dytë. Ai ka luajtur në fazën e parë të kampionatit me fanellën e Igdir, por tashmë në Turqi raportojnë se pritet t’i bashkohet një ekipi i cili ka synime të ngjitet në elitë.
Boluspor, skuadra në radhët e të cilës aktivizohen lojtarë me të kaluar në Superiores si Atanaskovski dhe Isgandarli, ka gjetur akordin me mesfushorin dhe me klubin e tij aktual, për të mundësuar transferimin e Liços.
Mesfushori 24-vjeçar ka luajtur 15 ndeshje në pjesën e parë të sezonit në kategorinë e dytë turke, duke shënuar 3 gola dhe dhënë një asist. Te Boluspor, ai pritet të ketë shansin të luajë në një ekip që synon pjesëmarrjen në play-off për ngjitjen në elitë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"