Gati lëvizja rekord, sulmuesi shqiptar i Gjermanisë gjen klubin e ri në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 18:38

Gati lëvizja rekord, sulmuesi shqiptar i Gjermanisë gjen klubin e ri në Bundesligë

Mërgim Berisha bëhet gati që të ndërrojë klub në Bundesligë. Edhe pse sulmuesi shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare sapo finalizoi transferimin përfundimtar nga Fenerbahçe te Augsburgu, i cili bleu kartonin e tij për rreth 4 milionë euro gjatë verës pas një viti huazim, pritet që të vazhdojë sezonin në një tjetër klub në elitën e futbollit gjerman.

mergim berisha

Mediat gjermane bëjnë të ditur se Berisha kishte njoftuar klubin për një ofertë të Hofenhajm dhe se ishte dakord për transferimin e tij te ky i fundit gjatë ditës së sotme. Marrëveshja është pranë mbylljes, pasi Berisha nuk është paraqitur në stërvitje me klubin e tij, teksa pritet zyrtarizimi te Hofenhajm.

Augsburg do të përfitojë ndjeshëm nga kjo marrëveshje, pasi lojtari që bleu për vetëm 4 milionë euro, tashmë do të shitet për rreth 14 milionë euro në klubin e ri. Ndërkohë, është ruajtur edhe një përqindje nga shitja e radhës për lojtarin, nëse Hofenhajm do ta realizojë një gjë të tillë në të ardhmen. Kjo do të jetë shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Augsburg, me rekordin që mbahet nga ajo e Rahman Baba te Çelsi për 26 milionë euro në vitin 2015.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"