Gati për debutimin sot në Kupën e Gjermanisë, Kompani: Leverkuseni favorit? Tani nis nga zero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2024 | 13:05

Gati për debutimin sot në Kupën e Gjermanisë, Kompani: Leverkuseni favorit? Tani nis nga zero

Pas prezantimit të Majkëll Olizesë, ishte radha e trajnerit Vinsent Kompani për konferencën për shtyp përpara ndeshjes së tij të parë zyrtare në stolin e Bajernit, kundër Ulmit. Bavarezët ngrenë siparin e sezonit në Gjermani sot në orën 20:45 me ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë, kundër formacionit të Bundesligës 2, Ulm.

kompani

“Unë jam gati. Është e rëndësishme për ne që më në fund të kemi një ndeshje zyrtare. Miqësoret janë gjithnjë pozitive për gjendjen fizike, por është koha të nisim tashmë. Lojtarët nuk janë 100 për qind në formë, por ne do t’ia dalim. Është e rëndësishme që ata të qëndrojnë në formë, sepse kemi shumë ndeshje në muajt e ardhshëm. Shpresoj që të arrijmë që çdo lojtar të luajë 90 minuta në javët e ardhshme”, tha trajneri belg. Në lidhje me kundërshtarin, ai shtoi: “Nëse shikoni se çfarë ka bërë Ulm në vitet e fundit, atëherë nuk bëhet fjalë për një skuadër që mbrohet thellë. Ata kanë qenë shumë dominues dhe aktivë vitet e fundit. Por qëllimi ynë është gjithmonë të japim performancën tonë më të mirë. Gjithmonë ka presion me Bajernin, kështu është. Por është gjithashtu e rëndësishme që nesër (sot) të kemi një ndjesi të mirë për sezonin. Unë kam shumë pak kujtime nga Kupa e Gjermanisë, sepse eksperienca ka qenë shumë kohë më parë. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe ne e kemi pritur me padurim për një kohë të gjatë. Ne kemi parë se si Ulm është përgatitur për të dhe se si ata kanë punuar shumë. Nuk është qëllimi ynë të nënvlerësojmë kundërshtarët tanë, por ne jemi të bindur se mund të fitojmë”.

Në lidhje me objektivat e sezonit dhe debatin nëse këtë sezon do të jetë Bajerni apo Leverkuseni favorit për titull, Kompani tha: “Sezonin e shkuar Leverkuseni ishte kampion dhe Shtutgarti nënkampion, por tani nis gjithçka nga e para. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Por tani duhet ta tregojmë këtë në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"