Gati për hapin e madh në karrierë, talenti shqiptar merr oferta nga Seria A, Ligue 1 dhe Bundesliga
Talenti me origjinë shqiptare, Albian Hajdari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierën e tij. Qendërmbrojtësi ka pasur një vit fantastik në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Luganos.
Paraqitjet fantastike me fanellën bardhezi kanë bërë që shumë skuadra të mendojnë për transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar.
Mediat zvicerane raportojnë se Hajdari është gati ta bëj hapin e madh në karrierë për të luajtur në top pesë ligat evropiane, pasi ka oferta nga Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.
Bolonja, Reims dhe Augsburg janë tre klubet e njohura që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar të Kosovës.
Lugano kërkon 4 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, ndërkohë bëhet me dije se Augsburgu është më i favorizuar për të transferuar Hajdarin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"