Gati për Leverkusenin, dy rikthime te Milani i Fonsekës
Milan përballet nesër me Leverkusen, takim i vlefshëm për Ligën e Kampioneve. Në udhëtimin e Milanit në Gjermani do të marrin pjesë rregullisht edhe Davide Kalabria dhe Noah Okafor.
Në fakt, të dy u stërvitën rregullisht si grup ditën e djeshme dhe do të përfshihen për të paktën në stol për ndeshjen e së martës në mbrëmje në Champions ku kuqezinjtë i pret transferta me Bajer Leverkusenin.
Vështirë që ndonjëri syresh të jetë në fushë që nga minuta e parë, por lajmi i mirë është disponueshmëria e tyre çka shton alternativat në pankinë për Fonsekën. Kthimi i Kalabrias është i rëndësishëm dhe për t’i dhënë pak frymëmarrje Emersonit i cili në ndeshjen e fundit kishte si zëvendësues Terracianon dhe të riun Himenez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"