Gati revolucioni, Interi i ri nis nga Lautaro dhe Asllani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2023 | 23:59

Gati revolucioni, Interi i ri nis nga Lautaro dhe Asllani

Me fundin e sezonit që po afron, është i pa shmangshëm mendimi për të ardhmen dhe tek Interi, e ardhmja duket më e pasigurt se kurrë.Inters-Lautaro-Martinez-celebrates-with-Nicolo-Barella-and-Kristian-Asllani

Sigurisht që shumë pritet të vendoset nga përmbushja e objektivave, me kualifikimin në Champions League si kushtin primar nga ana sportive dhe ekonomike, por një ndikim të padiskutueshëm e ka edhe gjendja aktuale e organikës. Duke u nisur nga këto arsye, siç raporton “Corriere dello Sport”, drejtuesit po planifikojnë revolucion për sezonin e ardhshëm, për të cilin ka pak lojtarë që konsiderohen siguri ose të paprekshëm, ndërkohë që lista e atyre që lënë në ankth zikaltrit është e gjatë.

SIGURITË – Në krye të listës është Lautaro Martinez, lideri teknik dhe moral i Interit dhe varësia ndaj tij është konfirmuar. Pas tij nuk ngelet as Nikolo Barela, që është unik në atë që u transmeton të tijve brenda kuadratit të gjelbër dhe ashtu si sulmuesi shikohet si një nga flamujt e klubit. Në nivelin e tyre po ngjitet edhe Hakan Çalhanoglu. Turku ka treguar që mund të jetë xholi i Inzagit në çdo pozicion të mesfushës, duke bërë që rinovimi të jetë i padiskutueshëm. Zyrtar është bërë edhe rinovimi i Darmianit, një tjetër shtyllë e skuadrës dhe përveç italianit, një tjetër “veteran” si Mikhitarian ka treguar se mund të udhëheqë zikaltrit drejt suksesit. Përballë Darmianit në krahun tjetër, siguria mban emrin e Federiko Dimarkos, ndërsa në fund, por jo më pak të rëndësishëm, janë edhe dy blerje të këtij sezoni. Onana po konfirmohet zgjedhja e duhur për të ardhmen, ashtu si Kristjan Asllani. Pavarësisht minutave të pakta deri më tani për të, të gjithë kanë besim absolut te potenciali i elbasanasit dhe ajo që mund t’i ofrojë Interit në të ardhmen.

DYSHIMET – Lamtumirës së Shkriniarit pritet t’i bashkohen edhe ato të Handanoviçit, D’Ambrozios, Galjardinit e me shumë mundësi edhe Belanovës. Për të zgjidhur ngelet ende rinovimi i Bastonit për të shmangur një rast si i Shkrinairit dhe ai i De Vrajit, por ndërkohë që mbrojtësit kanë marrë kohën e tyre, Edin Xheko në skadencë kontrate dhe Romelu Lukaku që i përfundon huazimi janë dy pikëpyetjet e mëdha të zikaltërve. I njëjti diskutim edhe për Açerbin, ndërkohë që Brozoviç, Gosens e Dumfris mund të sakrifikohen në merkato.45PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"