Gati skarcimet te Bylisi, 10 lojtarë pritet që të huazohen
Bylisi ka ndryshuar “kurs” në aspektin e përgatitjeve verore, teksa larmishmëria është rritur krahas dy seancave në ditë, me ushtrime taktike e fizike në palestrën në qendër të qytetit, apo dhe mini ndeshjeve të kontrollit.
Ballshiotët tashmë ja kanë lënë vendin miqësoreve, ndërsa pas asaj me Apoloninë të cilën do ta luajnë në Ballsh kanë planifikuar edhe teste të tjera. Po shihet dhe diskutohet mundësia që një test ta luajnë me ekip të Superiores javën e ardhshme, megjithatë mbetet për t’u konfirmuar kjo në axhendën e mesjavës, ndërsa në fundjavë mund të luajnë me ndonjë nga ekipet e Kategorisë së Parë, që kanë startuar fazën përgatitore.
Ndërkohë që pas testit me Apoloninë, grupi të “tkurret”, pasi disa lojtarëve u është propozuar huazimi në ekipe të tjera të së Parës dhe së Dytës. Dhe bëhet fjalë për jo pak, por 10 lojtarë, të cilët e kanë të vështirë që të jenë pjesë e organikës në sezonin e ardhshëm në Superiore.
PROGRAMI- Në një kohë që skuadra ka nisur prej tri javësh përgatitjet për Superioren, faza ishte menduar që të zhvillohej fillimisht në Ballsh, ku kushtet janë optimale, madje të kryhej edhe periudha e testimeve. Por u mendua edhe dalja jashtë vendit, madje janë disa pista të mundshme. Ndonëse në klub ende nuk kanë vendosur, në Ballsh po shohin mundësitë për në Itali ose Greqi, ndërsa për daljen jashtë problem mund të jetë fakti për dokumentacionin e lojtarëve të huaj. Alterantiva më mirë është Pogradeci, pasi aty ballshiotët zhvillojnë edhe miqësore.
E. SALIU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"