Gati të luajë, Loftus-Çik: Kemi cilësi, për titullin duhet edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 22:05

Gati të luajë, Loftus-Çik: Kemi cilësi, për titullin duhet edhe…

Në stërvitjen e pasdites së djeshme u rikthye në grup edhe Ruben Loftus-Çik, i cili është ndalur para pushimit nga një tërheqje e bezdisshme në kofshën e djathtë.

ruben-loftus-cheek-milan-2024-2324-1708066258-129529

Një ditë më parë mesfushori anglez kishte punuar veçmas, ndërsa të tjerët kanë marrë pjesë në ushtrime taktike, duke e mbyllur seancën me ndeshjen e praktikës klasike në një fushë të vogël. Lidhur me situatën e mundësinë për të luajtur kundër Udinezes (nesër në 18:00), Loftus-Çik ka folur gjatë përurimit të një projekti nga fondacioni “Milan”.

Si paraqitet gjendja juaj fizike?

Ndihem mirë tani, gjithçka u zgjidh, për fat nuk ishte një ndalesë e gjatë dhe një dëmtim i rëndë. E shfrytëzova ndalesën e kombëtareve për të punuar dhe tani jam gati.

Cili është mendimi juaj për momentin e Milanit?

Të gjithë duan të fitojnë çdo ndeshje dhe kjo ndonjëherë nuk është e mundur. Por më e rëndësishmja është të jemi të bashkuar, të stërvitemi mirë, të mos bëjmë gjëra të gabuara. Rezultatet do të vijnë sepse janë pasojë e punës që po bëjmë në stërvitje.

Vjet shënuat dhjetë gola, ndërsa sivjet nuk keni gëzuar akoma?

Çdo sezon është histori më vete. Me Fonsekën luaj në një rol më të tërhequr dhe kam më pak liri pasi duhet të ruaj ekuilibrat. Pa dyshim Maurizio Sarri ishte themelor në karrierën time. Isha i ri dhe te Çelsi, nën drejtimin e tij, mund të them se jam përmirësuar shumë si futbollist. Mësova shumë prej, por edhe me Piolin bëra një progres të rëndësishëm. Me Fonsekën po mësohem dhe uroj që së shpejti të shënoj.

Jeni gati për ndeshjen kundër Udinezes?

Mendoj se kushdo që luan kundër Milanit përpiqet të japë pak më shumë për të na mundur. Kjo është ajo që ndodh kur luan për një klub të tillë. Presim një ndeshje shumë të vështirë edhe sepse Udineze po bën mirë dhe ka disa lojtarë cilësorë, kështu që do të jetë një test i vështirë. Ne luajmë në shtëpi dhe presim t’i fitojmë këto ndeshje kur luajmë para tifozëve tanë.

Milani ka 7 ndeshje në 21 ditë. Si përballohen?

Ka disa ndeshje të rëndësishme në të cilat duhet të jemi plotësisht të përqendruar dhe të vendosur. Le të përballemi një nga një ndeshje dhe të shohim se çfarë mund të arrijmë.

A është Milani për titull?

Është ende herët për të thënë cilat janë mundësitë konkrete, por në një klub si Milani objektivat janë gjithmonë maksimale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"