Gavi u tall me të duke i treguar katër gishtat, zbulohet përgjigja brutale e Vinicius ndaj lojtarit të Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 22:13

Gavi u tall me të duke i treguar katër gishtat, zbulohet përgjigja brutale e Vinicius ndaj lojtarit të Barcelonës

Dueli i zjarrtë mes Real Madrid dhe Barcelonës u mbyll me një rezultat të pamenduar 4-0 për katalanasit, e padyshim edhe me tensionin e zakonshëm që shoqëron sfidën mes këtyre dy skuadrave, Një nga momentet më domethënëse të sfidës, ishte ai kur Gavi u përplas me Vinicius dhe u tall me brazilianin.

sdfdsfdsfsddsfdsfsd

“4-0, 4-0”, iu drejtua ai duke i treguar katër gishtat, për rezultatin e sfidës futbollistit të Realit, i cili në ato momente u shfaq shumë i përmbajtur. Por emisioni “El Chiringuito” ka zbuluar se Vinicius në fakt i ka mbyllur gojën mesfushorit me një përgjigje të rrufeshme.

“Po, po, por të hënën unë do të fitoj “Topin e Artë””, ishin fjalët e tij sipas emisionit të njohur sportiv spanjoll, që kanë bërë mesfushorin të heshtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"